Sport

Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2023

Trepça ka arritur ta mposht Pejën në derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça triumfoi me rezultat 91:71.

Trepça ishte më dominuese në parket, duke siguruar një fitore të madhe ndaj kampionit në fuqi.

Trepça ishte më e mirë në çerekun e parë dhe i mbylli 10 minutat e parë në epërsi 21:17.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndonëse Trepça e fitoi 15:14 për të shkuar në pushim me rezultatin 36:31.

Shkëputjen në rezultat, skuadra mitrovicase e bëri në çerekun e tretë që e fitoi 29:21 dhe në dhjetë minutat e fundit të takimit, epërsinë prej 13 pikëve e shtoi në 20 pikë për ta mbyllur çështjen e fituesit në këtë derbi.

Kjo është humbja e dytë për Pejën në këtë edicion, kurse fitorja e 7-të për Trepçën.