Skuadra e Trepçës po avancon 1:0 ndaj Sigal Prishtinës në serinë gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma, Trepça e mposhti Prishtinën në duelin e luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultatin 87:81.
Skuadra nga Mitrovica i fitoi tre çerekët e parë, të cilët i mundësuan ta fitoj ndeshjen edhe pse e humbi periudhën e katërt (26:23).
Mikaile Tmushiq e Darnell Edge shënuan nga 12 pikë secili, ndërsa Drilon Hajrizi pati 14 pikë në këtë triumf të Trepçës.
Te Prishtina, u veçua Diamond Stone me 23 pikë kurse Donovan Smith shtoi 15 sosh por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.
Dueli i dytë i kësaj serie finale luhet të enjten në kryeqytet, ndërsa skuadra që shënon tri fitore avancon në finale të play-offit.