Sport

Trepça i kthehet fitores në Superligë

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Trepça është rikthyer te fitorja në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në basketboll. Pas humbjes të enjten në derbin e xhiros së tretë ndaj Pejës, Trepça të dielën triumfoi ndaj Vëllaznimit. Duelin e zhvilluar në palestrën “Minatori”, Trepça e fitoi me rezultatin 91:67.

Për Trepçën, kjo është fitorja e tretë këtë edicion, ndërsa Vëllaznimi regjistroi humbjen e katërt në po aq ndeshje të luajtura. Në fakt, mbetet ekipi i vetëm këtë edicion që ende nuk di për fitore.

Ndeshja në Mitrovicë ishte e barabartë në tre çerekët e parë, ku Vëllaznimi nuk e lejoi Trepçën të shkëputej në rezultat. Trepça e fitoi çerekun e para 23:17, përpara se ta humbë të dytin 21:19 dhe ta fitojë të tretin 18:14. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kur edhe e bëri shkëputjen, Trepça u fut me tetë pikë epërsi 60:52. Këtë çerek, erdhi në shprehje përgatitja fizike dhe loja më e mirë e Trepçës, të cilin e mbylli me 16 pikë epërsi (31:15) për ta fituar këtë ndeshje, me të cilën edhe u mbyll xhiroja e katërt.

Qendra Jordy Tshimanga me 19 pikë ishte më efiasi te Trepça, ndërsa Kevin Davis shtoi 16 sosh.

Te Vëllaznimi, më të dalluarit ishin Jalen Ray me 19 Myeron Jones me 15 pikë të shënuara.