Sport

Trepça fiton ndaj Kamzës me 44 pikë epërsi

By GAZETA SCANNER 1

March 27, 2024

Klubi i basketbollit Trepça, ka kaluar në gjysmëfinalen e Ligës Unike.

Ekipi nga Mitrovica e mposhti Kamzën me rezultat 90:46, plot 44 pikë epërsi.

Pas kësaj fitore, ekipi mitrovicas do të vazhdojë për në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin nga ndeshja Besëlidhja – Sigal Prishtina.

Kjo garë po mbahet në Vlorë, ku po marrin pjesë katër skuadra nga Kosova dhe po aq nga Shqipëria.