Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça ka falënderuar Gjakovën për mikëpritjen gjatë tri ditëve.
Trepça falënderoi Gjakovën për organizimin e shkëlqyer dhe madhështimin e garës për kupë.
“Jemi larguar nga Gjakova me mbresat më të mira. Kemi konfirmuar e rikonfirmuar vlerat e jashtëzakonshme të këtij qyteti”, shkroi Trepça.
“Tri ditë në Gjakovë shkuan shpejtë e si më mirë. Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë. Një organizim i shkëlqyer dhe madhështim i garës për Kupë. U larguam si fitues, por edhe më të pasur për shumë miq e dashamirë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”.
Përndryshe, Trepça e mposhti Prishtinën të shtunën mbrëma, duke e fituar Kupën e Kosovës për herë të tretë radhazi.