Sport

Trepça e nis me humbje FIBA-n, shkëlqen Tmushiqi

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Fituesi i Kupës së Francës, Dijoni, e ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e parë të grupit H në kuadër të kualifikimeve të FIBA Europe Cup me rezultat 118:73.

Francezët e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, të pakapshëm për “Minatorët”, ku epërisa qysh në dy minutat e para ishte 8-0, teksa në fund të çerekut të parë rezultati ishte 34:27.

Krejt çka bën “Minatorët” në 10-minutëshin e dytë ishin 12 pikë, përballë 28 të Dijonit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 62:39.

Dijoni me ritëm të njëjtë e vazhdoi edhe çerekun e tretë, të cilin e fitoi me 13 pikë epërsi, përkatësisht 28:15.

Ndërsa, “Minatorët” e demoralizuar nga rezultati i thellë, nuk arritën të bënin më shumë as në çerekun e fundit, të cilën e humbën me rezultat 28:19.

I vetmi shkëlqim te Trepça sonte ishte Tmushiq, i cili shënoi 22 pikë, vodhi katër topa e asistoi dy herë, teksa McDuffie u dallua te Dijoni me 17 pikë, dy topa të vjedhur e një asistim.