Sport

Trepça e fiton edhe ndeshjen e dytë kundër Sigal Prishtinës

By GAZETA SCANNER 1

April 25, 2024

Ka shkuar në 2:0 seria e gjysmëfinales në basketboll.

Trepça ka arritur ta fitojë edhe lojën e dytë kundër Sigal Prishtinës.

Mitrovicasit triumfuan minimalisht 85:86 në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kreqytet.

Në pjesën e parë dominoi skuadra e udhëhequr nga Albert Sylejmani derisa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Mysafirët fituan krejt në fund të takimit.

Skuadra që i bën tre fitore kalon në finale dhe duket se këtë mundësi më shumë e ka Trepça dhe atë qysh në ndeshjen e ardhshme në palestrën “Minatori”.