Moda

Trendi “scandi girl” është gati të dominojë verën

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

Në verë gjithçka fillon të ndihet më e lehtë dhe më freskuese: parfumet janë më të lehta, veshjet më të bukura dhe planet më spontane. Për ju që preferoni të ndryshoni grimin sipas stinëve po ju prezantojmë me teknikën e “scandi girl” që po bën bujë kudo.

Grimi “scandi girl” konsiston në përdorimin e një shtrese të lehtë fondatine, hidratuese për lëkurën, shoqëruar me shumë bronzer dhe pak blush – që imitojnë një nxirje të lehtë. Shtoji këtyre të fundit qerpikë të dendur, vetulla të dendura dhe një buzëkuq me shkëlqim dhe ju mund të dukeni si një vajzë skandinave.

Edhe pse shumica e njerëzve nga Suedia, Danimarka dhe Norvegjia njihen për tiparet e tyre të çelëta me sy blu dhe flokë biondë, kjo teknikë grimi funksionon për të gjithë. Në fund të fundit, kush nuk dëshiron të duket sikur ka kaluar kohë duke marrë rreze dielli?

Estetika skandinave në përgjithësi i referohet një pamjeje që është e pastër, e thjeshtë por edhe e bukur. Prej disa vitesh, kjo estetikë ka pasur ndikim të konsiderueshëm në botën e dekorimit të shtëpive dhe sigurisht, bukurinë.

Estetika “scandi girl” ka momentin e saj kryesor edhe në botën e flokëve. Mund të keni dëgjuar për “scandi hairline” – që i bën flokët tuaj të duken si të ndriçuar nga dielli.

Kjo arrihet duke ndarë fijet e vogla të flokëve dhe duke i bërë një ose dy nuanca më të hapura, sikur janë zbardhur natyrshëm nga rrezet e diellit. Për më tepër, rezultati është shumë natyral dhe nuk duket sikur keni bërë një transformim të madh.