Kulturë

“Trekëndëshi i trishtimit” fiton Palmën e Artë

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2022

“Trekëndëshi i trishtimit”, Triangle of Sadness një film satirik i regjisorit suedez Ruben Wstlund, fitoi Palmën e Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, në mbrëmjen finale të së shtunës.

Duke eksploruar nocionet e bukurisë dhe privilegjit, filmi tregon historinë e mbijetesës së dy modeleve që u bënë pjesë e një lundërimi me një anije luksoze, e cila bllokohet pranë një ishulli të shkretuar. Wstlund e ka fituar palmën e artë edhe në vitin 2017 me film “The Square”.

Filmat “Close” dhe “Stars at Noon”, i pari i regjisorit belg Lukas Dont dhe i dyti i francezes Klari Doni’ u vlerësuan të dy me Çmimet e Mëdha.

Ylli koreano-jugor Song Kang-ho mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “Broker”, ndërsa regjisori koreano-jugor Park Chan-uok fitoi çmimin për regjinë më të mirë për thrillerin e tij romantik “Decision to Leave”.

Edicioni i 75-të i festivalit të Kanës riktheu aktivitetin normal pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të kufizimeve të pandemisë.