Sport

Tregolëshi i Fodenit e bën të pavërejtur mungesën e Haalandit

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Manchester City e ka mundur 4:1 Aston Villën në javën e 31-të të Premier Ligës.

Ishte fillimisht Rodri ai që kaloi vendësit në avantazh në minutën e 11-të.

Për mysafirët barazoi Jhon Duran në minutën e 20-të të takimit.

Mirëpo, në mungesë të Erling Haalandit, Phil Fodeni doli në pah me tre golat e tij në minutat 45’, 62’ dhe 69’.

Me këtë fitore, Qytetarët ndjekin si hije Arsenalin dhe Liverpoolin që ndodhen në pozitën një dhe dy, me 68 pikë, respektivisht 67, po aq sa ka edhe kampioni në fuqi.