Botë

Tre të vdekur e 28 të lënduar nga bombat ruse në Kharkiv të Ukrainës

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2024

Bombat ruse me drejtim lanë të vrarë të paktën tre persona e lënduan 28 të tjerë të premten në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, tha kryetari Ihor Terekhov.

Guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, më parë kishte raportuar për një të vdekur e për katër të lënduar në gjendje serioze, raporton agjencia “Reuters”.

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth tij për një kohë të gjatë kanë qenë në shënjestërn e sulmeve ruse. Sulmet janë bërë më të shpeshta muajve të fundit, duke goditur infrastrukturë civile dhe të energjisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Moskën se po synon që ta shndërrojë Kharkivin në gërmadhë.

Rusia mohon se vë në shënjestër qëllimisht civilë, por mijëra janë vrarë ose janë lënduar gjatë luftës në Ukrainë.