Lajme

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti në Zllakuqan të Klinës

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Mbrëmjen e së hënës në Zllakuqan të Klinës, janë aksidentuar tri automjete, dy vetura dhe një traktor.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar tre persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova në një përgjigje për Klankosova.tv.