Lajme

Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

”Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha Gashi.

Rikujtojmë se 30 vjeçarja, Liridona Ademaj, mbeti e vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.