Sport

Tre shqiptarë në formacionin javor të ligës kroate

By GAZETA SCANNER 1

May 06, 2024

Arbër Hoxha ishte emri më i përmendur i javës në futbollin kroat.

Kosovari e realizoi golin e fitores për Dinamo Zagrebin ndaj Rijekës në një ndeshje që mund t’ia ketë siguruar klubit kryeqytetas titullin ndaj rivalit kryesor të sivjetshëm.

Mirëpo, Hoxha nuk është i vetmi shqiptar që gjen veten në ekipin më të dalluar të javës.

Enis Çokaj i Osijekut dhe Bujar Pllana i Slaven Belupos janë dy futbollistët tjerë që u shquan në xhiron që lamë pas.