Botë

Tre pilotë ukrainas humbin jetën pasi avioni i tyre u rrëzua teksa po stërviteshin

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2023

Tre pilotë ukrainas kanë humbur jetën pasi dy avionë stërvitor u përplasën mbi rajonin e Zhytomyr.

Vdekjet kanë ndodhur dje gjatë një misioni, ka raportuar The Guardian.

“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet e dy avionëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore në Telegram.

“Të tre pilotët, për fat të keq, vdiqën.”

Forcat ajrore shtuan se në mesin e të vdekurve ishte edhe një pilot i njohur, me nofkën “Juice”.