Rozë

Trazirat nuk kanë fund për Dani Alves, bashkëshortja i dërgon letrat e divorcit në burg

By GAZETA SCANNER 1

March 18, 2023

Alves është në pritje të gjykimit pasi nuk u lejua të dilte nga burgu për t’u gjykuar në liri dhe jashtë hekurave, gjërat po shkojnë në drejtim të kundërt.

Bashkëshortja Joana Sanz nuk e ka vizituar që prej muajit shkurt ndërsa mesohet se ajo kërkon divorcin nga ish-mbrojtësi pasi ndihet e zhgënjyer nga ai pasi akuzat tashmë janë zyrtare dhe ekzistojnë prova e mbërthejnë.

Sipas mediave spanjolle, burime të afërta pranë Alves, bëjnë me dije se ai është i tronditur nga vendimi i bukuroshes për ta braktisur në një moment shumë të vështirë. Modelja nga Tenerife është martuar me Dani Alves në vitin 2017.