Sport

Transfermarkt zbulon lojtarët më të vlefshëm te Kosova

Mandatory Credit: Photo by VALDRIN XHEMAJ/EPA-EFE/Shutterstock (10444229c) Kosovo's Amir Rrahmani (C) celebrates with his team mates after scoring the opening goal 1-0 during the UEFA EURO 2020 group A qualifying soccer match between Kosovo and Montenegro in Pristina, Kosovo, 14 October 2019. Kosovo vs Montenegro, Pristina, Serbia - 14 Oct 2019

Përfaqësuesja e Kosovës çdo ditë e më shumë po shënon rritje në vlerë, fal formës fantastike të lojtarëve tanë që luajnë nëpër Evropë.

Transfermarkrt që merret me vlerën e çdo lojtarit nëpër botë, ka përditësuar së fundmi edhe vlerën e lojtarëve tanë.

Milot Rashica që luan aktualisht të Werder Bremeni, është lojtari me vlerën më të lartë nga lojtarët e ‘Dardanëve’, me 35 milionë euro.

Pas tij vije sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, që ka një çmimi prej tetë milionë euro, e një milionë më pak e ka Florent Hadërgjonaj.

Kapiteni i Përfaqësueses, Amir Rrahmani është në vlerën e gjashtë milionëve, ndërsa pas tij renditen, Arbër Zeneli, Bersant Celina e Valon Berisha me pesë milionë euro. Një rritje në vlerë ka shënuar edhe Idriz Voca, që ka kapur vlerën e katër milionë eurove në tregun e transferimeve.