Sport

Transferimi i parë për Chelsea, “Blutë” afrojnë një lojtar me parametra zero

By GAZETA SCANNER 1

June 02, 2024

Vetëm pak ditë pas largimit të teknikut, Maurizio Pochettino, “Blutë” e Chelsea vendosën t’i besojnë stolin trajnerit italian, Enzo Maresca, teksa në pritje të prezantimit zyrtar të tij, bordi i “Londinezëve” ka nisur nga puna edhe për të plotësuar organikën.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike “Blutë” kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Tosin Adarabioyo, të Fulham, të cilit i ka skaduar kontrata me “The Cottagers” dhe mund të transferohet menjëherë në mitikun e “Stamford Bridge”, si një lojtar i lirë me parametra zero.

Mbrojtësi 27-vjeçar është rritur në akademinë e Manchester City dhe është pjesë e Fulham që prej vitit 2020, teksa ka dhuruar paraqitje mjaft të mira, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Premier League, mirëpo drejtuesit e Chelsea janë treguar më të shpejtë dhe e kanë bindur mbrojtësin të vijojë karrierën në skuadrën që do të drejtohet nga Enzo Maresca.