Sport

Transferimi i Neymar te PSG i dyshimtë, rritet intensiteti i hetimeve për shifrën e frikshme

By GAZETA SCANNER 1

January 19, 2024

Mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por rrezikon të kthehet në një skandal të vërtetë. Neymar kaloi nga Barcelona te Paris Saint Germain për 222 milionë euro në në vitin 2017, por autoritetet franceze dyshojnë se ky transferim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e zyrtarëve në Ministrinë e Financave.

Sipas Agjensisë Franceze të Lajmeve, një hetim ka nisur që në vitin 2022, ndërsa forcat e policisë anti-korrupsion dhe të mashtrimit financiar shumë shpejt do të dalin në një konkluzion.

Duke qëndruar në atë që raporton “AFP” dhe më pas të gjitha mediave franceze, hetuesit kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e ministrisë dhe kanë sekuestruar të gjithë dosjen e transferimit të sulmuesit brazilian në Paris.

Nën hetim janë disa persona, mes tyre ish drejtori i zyrës për marrëdhënien me publikun në klubin parizien Zhan-Marsial Ribes dhe ish zëvendëspresidenti i Këshillit Kombëtar të Francës, Hyge Renso. Ata hetohen se kanë ndihmuar klubin që të realizojë transferimin e futbollistit, duke siguruar “benefite me taksat” për klubin.

Po sipas “AFP”, dyshohet se Renso, duke shfrytëzuar, atë që quhet “trafikim influence” , ta ketë bërë më të thjeshtë blerjen e Neymar, duke i kursyer Paris Sain Germain dhjetra milionë euro.