Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente thotë se nuk ka ndonjë kundërshtar favorit për finalen e “Euro 2024”.
“La Roja” bëri një përmbysje ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian, aty ku do ta pret fituesin e përballjes Angli – Holandë.
Sidoqoftë, La Fuente insiston se nuk i intereson se më kë do të përballet ngase të dy kombëtaret do të jenë rival në nivel.
“Nuk ka rëndësi se kush kundërshtari është, tashmë kemi parë rrugëtimin që kemi bërë në Euro 2024”.
“Janë dy rivalë të mëdhenj dhe po i presim me duart e hapura”.
I pyetur nëse do të ishte më e mira për futbollin nëse Spanja mposht Anglinë në finale, La Fuente u përgjigj: “E tëra që bëjmë është të provojmë dhe të jemi të fortë në idenë tonë”.
“Jemi të lumtur që kemi arritur në finale. Kemi qenë në gjendje të mbërrijmë në finale dhe ta dërgojmë Spanjën në vendin që i përket në sport”.
Përndryshe, përballja Angli – Holandë do të nis me fillim nga ora 21:00, derisa finalja zhvillohet të dielën.