11.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Trajneri i Gjermanisë deklarohet pas humbjes shokuese nga Japonia

- Advertisement -

Kombëtarja e Japonisë e ka shkaktuar një nga befasitë e mëdha të Kupës së Botës “Katar 2022” deri më tani.

Japonia ka triumfuar 1:2 me përmbysje në rezultat ndaj Gjermanisë, njërit prej favoritëve për ta fituar trofeun.

Përzgjedhësi i Kombëtares gjermane, Hansi Flick pas ndeshjes është shprehur i zhgënjyer me humbjen.

“Është brutalisht zhgënjyese. Ne kishim 78 për qind posedim në pjesën e parë, në pjesën e dytë patëm shumë raste që nuk i shfrytëzuam. Japonia na mundi qartë për sa i përket efikasitetit”, deklaroi Flick, njofton faqja zyrtare e FF të Gjermanisë, transmeton Demokracia.com.

Ish-kampionët e botës në vitin 2014 kaluan të parët në avantazh me golin e Gundogan nga penalltia në minutën e 33-të. Kjo epërsi e gjermanëve zgjati deri në minutën e 75-të kur Doan barazoi shifrat.

Tetë minuta më vonë, në skenë doli Asano që përmbysi gjithçka duke realizuar golin e dytë dhe të fitores për japonezët.

Gjermania dhe Japonia janë në Grupin E me Spanjën dhe Kosta Rikën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit