Sport

Trajneri i Armenisë thotë se i pret përballje e vështirë ndaj Kombëtares së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Përballja mes Armenisë dhe Kombëtares së Armenisë po afron, dhe ndonëse është një miqësore, të dy skuadrat luftojnë për rezultat pozitiv, me trajnerin armen Alexander Petrakov që ka thënë se i pret ndeshje e vështirë ndaj Dardanëve nesër.

Dardanët zhvillojnë dy miqësore këtë muaj, që do të jenë të parat në krye me trajnerin e ri, Franco Foda, i cili orë më parë tha se do të luajnë lojë sulmuese.

Homolugu i tij Alexander Petrakov mbajti konferencë për media çaste më parë, duke cilësuar Kosovën shumë të fortë, me lojtarë që luajnë në skuadra të mëdha.

“Kosova është një kombëtare shumë e mirë, ekip i fortë me lojtarë të mëdhenj. Ndeshje e vështirë na pret nesër.”

Tutje Petrakov foli për trajnerin e ri të Kosovës, ku tha se do të presë të shohë se çfarë loje do të luajë ai, por që u shpreh i bindur që nuk do të befasohet, pasi e quan veten si trajner me përvojë.

“Nesër do të shohim se çfarë loje do të tregojë Kosova me trajnerin e ri. Unë nuk jam një i ri në këtë zeje dhe është e pamundur të më befasosh në këtë moshë.”

Trajneri armen për fund tha se e dëshiron fitoren nesër, ndonëse futbollin e cilëson si një problem që duhet zgjidhur.

“Do të doja që nesër të marrim një rezultat pozitiv. Futbolli është një problem që kërkon zgjidhje për të arritur te rezultati dhe këtë ne e kërkojmë.”

Përballja e Armenisë me Kombëtaren e Kosovës do të zhvillohet nesër (22 mars) në Stadiumin Republikan në Armeni me fillim nga ora 17:00 me orë lokale të Kosovës.

Kjo nuk do të jetë ndeshja e vetme për Kosovën në këtë muaj, pasi më 26 mars përballen me Hungarinë, kombëtare që do të luajë në EURO 2024.