Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka komentuar vendimin e Listës Serbe për të kundërshtuar dhe për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës.
Trajkoviq shkroi se është fakt që Beogradi vendos nëse serbët marrin pjesë në jetën politike në Kosovë ose jo.
“Fakti është: nëse Beogradi iu thotë serbëve në veri të marrin pjesë në jetën politike në Kosovë, ata do të marrin pjesë. Jetesa e tyre tani më shumë se kurrë varet nga shteti serb dhe ky është një motivues i fuqishëm. Është naive të besosh ndryshe”, shkroi ajo në “X”.
Trajkoviq pajtohet se vendimi i Listës Serbe dëshmon se serbët kështu po heqin dorë nga pjesëmarrja e mëtejshme në jetën politike dhe në institucionet lokale