Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është gjetur i gjakosur brenda një veture, teksa dyshimet e para janë se i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Sinjali mëson se tashmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor.