Sport

Tottenhami ende nuk ka vendosur për Wernerin

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Tottenham Hotspurs ende nuk kanë marrë një vendim për sulmuesin Timo Werner.

Klubi nga Londra e huazoi gjermanin gjatë janarit nga RB Leizpigu.

“Vendimet do të merren në momentin e duhur”, ka thënë trajneri i Spursave, Ange Postecoglu.

“Sipas mendimit tim, ai ka qenë një trasnferim shumë i mirë. Ai ka qenë njëmend pjesë e rëndësishme e strukturës sonë”, ka thënë ai sipas Alasdair Gold.