Bournemouth-Tottenham nuk e ndryshojnë “trendin”, me vendasit që pësojnë disfatën e dytë radhazi, ndërsa miqtë marrin fitoren e dytë radhazi.
Sfida e vlefshme për raundin e tretë të Premier League, që u luajt këtë të premte në “Vitality Stadium” u mbyll me fitoren 0-2 të “Spurs”.
Tottenham diktoi ritmin gjatë gjithë takimit, ndërsa zhbllokoi sfidën në minutën e 17’ me Maddison, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Ndërkohë edhe në fraksionin e dytë u realizua një tjetër gol, me Udogie që bëri një super kthesë të topit, duke asistuar Kulusevskin, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 63’.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2 me Bournemouth që renditet në vend të 15-të me vetëm një pikë, teksa Tottenham aktualisht kryeson me shtatë pikë.