Atletico Madrid është në bisedime me Chelsean për nënshkrimin e mesfushorit Conor Gallagher, lajm që konfirmohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano.
Pretendohet se negociatat janë duke u zhvilluar për një paketë me vlerë midis 35 dhe 40 milionë euro, duke përfshirë bonuset, një tarifë kjo e kërkuar nga Chelsea.
Gallagher, që luan edhe me kombëtaren e “3 luanëve”, është objektivi kryesor i transferimeve të Atletico gjatë kësaj vere, ndërkohë që duket se marrëveshje po afrohet gjithnjë e më shumë, por pa një finalizim.
Nga ana tjetër, Chelsea pret që edhe Tottenham të bëjë një ofertë për 24-vjeçarin, por duket se Spurs po përqendrohen në largimin e lojtarëve nga skuadra e tyre fillimisht dhe më pas do të nisin blerjet.