Lajme

Totaj viziton lokacionion e ndërtimit të pikës turistike – Memorialit të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

April 20, 2024

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, së bashku me ish Komandantin e UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, vizituam këtë lokacion gjatë ndërtimit të pikës turistike – Memorialit i cili mbanë simbolet më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Ky lokalitet, do të jetë vend ku do të përkujtohet trimëria e vajzave dhe djemve tanë si dhe do të jetë një destinacion i këndshëm turistik.