Lajme

Totaj: Me ministrat e pamundur me kontaktu, vijnë në Prizren e nuk na vizitojnë në komunë

By GAZETA SCANNER 1

September 11, 2024

Nënkryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se me ministrat e Qeverisë së Kosovës  e kanë të vështirë të komunikojnë.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 tha se më lehtë komunikojnë me agjencitë ndërkombëtare se me ministrat e Qeverisë së Kosovës.

“Kemi mundësi dhe bashkëpunojmë shumë me agjencitë ndërkombëtare… kemi kontakte edhe me ambasadorët e shumë shteteve gjejmë gjuhë të përbashkët, diskutojmë, negociojmë, pajtohemi na japin këshilla e sugjerime, ndërsa me ministrat tonë është e pamundur me kontaktu, as nuk kthejnë e-mail, as në telefon nuk përgjigjen. Vijnë në Prizren, asnjëherë nuk kanë ardhë me na vizitu në komunë”, tha Totaj.

“Kryeministri na ka takuar një herë. Të shtunën  në mbrëmje  e ka bërë kërkesën për të dielën në mëngjes. E kemi pranuar normal, por një sjellje e tillë tregon jo seriozitet dhe pa planifikim, pa e ditë se çfarë po don me bë”.