Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren.
Totaj ka thënë se Çeku po gënjën opinionin se kjo shtëpi është renovuar nga MKRS-ja.
Sipas Totajt, renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren e ka bërë Komuna e Prizrenit.
Reagimi i tij:
Të nderuar
Ministri i MKRS z. Çeku në RUBIKON në Klan Kosova, gjakftohtë gënjen opinionin publik kosovar kinse Ministria e Kulturës e ka renovuar Shtëpinë e Kulturës në Prizren !!!
E vërteta është ndryshe:
Renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren e ka bërë Komuna e Prizrenit !