Sport

Torres pritet të largohet nga Barcelona në janar

By GAZETA SCANNER 1

December 07, 2023

Ferran Torres mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Sipas AS, e ardhmja e reprezentuesit spanjoll është në dyshim, pasi klubi katalanas po përgatitet të nënshkruajë me Vitor Roque në janar, i cili mund të luajë si qendër sulmues dhe në krahë.

Për më tepër, besohet se marrëdhënia mes agjentëve të Torres dhe stafit teknik të Barcelonës është e tensionuar për shkak të incidenteve të së kaluarës dhe largimi i Mateu Alemany, ish-drejtorit sportiv që nënshkroi sulmuesin.

Pavarësisht se ka shënuar gola kyç kundër Cadizit dhe Villarrealit në La Liga dhe kundër Portos në Ligën e Kampionëve, lojtari nuk po ka minuta të mjaftueshëm nën drejtimin e Xavi.

Ai ka qenë në stol në ndeshjet e fundit.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar pesë gola në 19 ndeshje këtë sezon.