Lajme

Tomë Gashi: Me veprimet në veri, Kurti e ka kthyer sovranitetin dhe dinjitetin

By GAZETA SCANNER 1

February 20, 2024

Avokati, Tomë Gashi, ka lavdëruar kryeministrin, Albin Kurti, për veprimet e Qeverisë së tij në veri të vendit.

Sipas Gashit, me veprimet në veri për gjatë tri vjetësh, Kurti ka bërë më shumë se qeveritë e kaluara për 22 vjet.

“Në atë moment që populli i Kosovës, jo serb, sepse me i pyet një pjesë të këtyre që udhëheqin Serbin֝w. Albin Kurti nuk duhej të ishte gjallë hiç. Po në atë moment që gjendet një alternative më e mirë se Kurti, unë i pari e votoj, por, kogja për një periudhë të gjatë nuk ka zëvendësim. Dhe posaçërisht, populli nuk është budalla, populli po e sheh. Se çfarë veprimesh që ky ka bërë për më pak se tri vjet e ka integru veriun, që veç formalisht ishte në Kosovë.

Dhe të gjitha protezat tjera që i ka bërë me veriut Albin Kurti e ka kthye sovranitetin, e ka kthye dinjitetin… ia ka vlejt në kuptimin e sovranitetit, shtrirja e flamurit të Kosovës anekënd Kosovës edhe n veri edhe në jug edhe ndokund”, ka thënë Gashi në “FIVE” të Dukagjinit.