Avokati i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi karrierën e tij së fundi e ka vendosur më tepër në thurjen e lavdeve për Vetëvendosjen dhe deputetët, e zyrtarët e tjerë të saj.
Ky i fundit sot nisi ditën duke thur lëvdata për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai shkoi aq larg saqë tha se ministrja Albulena Haxhiu është Ministrja më e mirë e Drejtësisë as ka pas Kosova.
“Në diten e pavaresisë së Amerikes me ministren ma të mirë të drejtësisë qe ka pas Kosova Albulena Haxhiu”,shkroi ai.
Ky publikim i tij erdhi pikërisht në kohën kur ministrja Haxhiu ka qenë e “thumbuar” nga shumë kritika pas deklaratave të saj që pati në kuadër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Haxhiu ka kritikuar Kushtetuesen që sipas saj ende vepron “siç i thotë PDK-ja”, gjë për të cilën është kritikuar shumë për mënyrën se si është deklaruar për gjykatësit e Kushtetueses.