Sport

Tomasson merr drejtimin e Suedisë

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Jon Dahl Tomasson është emëruar trajner i Kombëtares së Suedisë në futboll.

Suedia së fundmi kishte dështuar të kualifikohej në Euro 2024.

Tomasson, i cili është lindur në Kopenhagen, ka shprehur entuziazmin për këtë sfidë të re.

“Mezi pres të filloj këtë punë të madhe dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht mediat në Suedi. Dhe të mendoj, të flas dhe të ëndërroj verdheblu”, ka thënë ai.

Danezi ka luajtur te klube të njohura si Heerenveen, Newcastle, Feyenoord, Milan, Stuttgart dhe Villarreal. Ai gjithashtu ka 110 paraqitje dhe pesëdhjetë e dy gola për kombëtaren daneze.