Lajme

“T’kisha qenë deputet..”: Ish-këshilltari i Kurtit propozon shuarjen e Gjykatës Speciale

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2024

Durim Berisha, jurist i njohur dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti në qeverinë e parë, ka shkruar një status, në të cilin ka folur rreth Gjykatës Speciale.

Berisha ka komentuar zhvillimet rreth Benjamin Netanjahut, kryeministër i Izraelit, të cilit iu lëshua fletarresti nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Duke e komentuar këtë temë, Berisha ka propozuar përfundimin e mandatit të Dhomave të Specializuara.

“T’kisha qene deputet, sonte e kisha ndermarre nismen ligjore qe neser gjate dites me propozim per shmangie nga procedure te votohet ligji me nje nen te vetem:

“Perfundon mandati i Dhomave te Specializuara…”

Pas sulmeve qe i behen GJNP dhe deligjitimimit te saj, nuk ka kuptim te ekzistoje tutje Gjykata Speciale!” – ka shkruar Berisha.