Teknologji

Tim Cook 10 vite në drejtimin e Apple, sinjalizon largimin e tij

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook pretendon të qëndrojë në krye të kompanisë edhe për një dekadë tjetër pasi ju bënë 10 vite në drejtimin e kompanisë.

Në një intervistë për The New York Times, Cook diskutoi për shumë çështje që kanë të bëjnë me kompaninë nga makinat elektrike Apple tek Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe administrata Biden.

CEO mori drejtimin e kompanisë pas vdekjes së Steve Jobs 10 vite më parë por nuk synon të mbajë këtë pozicion edhe për 10 vite të tjera.

“10 vite të tjera? Me shumë gjasa jo. Sot mund t’ju them se ndihem mjaft mirë, dhe dita e largimit tim nuk duket ende në horizont. Por 10 vite më shumë është kohë e gjatë dhe me shumë mundësi nuk do të ketë 10 vite të tjera,” tha Tim Cook.

Madje ai nuk ja ka idenë se çfarë do të bëjë pasi të lërë Apple.

“Unë e dua këtë kompania dhe është e vështirë ta imagjinoj jetën time pa të.”

Cook i bëhen 10 vite si CEO i Apple në Gusht të këtij viti. Përpara se të vinte tek Apple, kishte qenë zëvendës president pranë Compaq.