Policia nigeriane po heton vdekjen e një TikTokereje transgjinore nigeriane të njohur si “Abuja Area Mama”.
Trupi i rrahur dhe i mavijosur i transgjinores 33-vjeçare u gjet përgjatë një autostrade në kryeqytet, Abuja, të enjten, raportojnë mediat lokale.
Abuja Area Mama kishte një bazë besnike fansash në rrjetet sociale, ku ajo postonte për të qenit transgjinore dhe jetën e saj si punëtore seksi.
Nigeria është një shoqëri thellësisht konservatore dhe njerëzit që dalin jashtë normave shpesh janë në shënjestër. Vitin e kaluar, TikTokerja tregoi se si ajo ishte sulmuar dhe frikësuar për jetën e saj.
Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë kriminalizuar në kombin më të populluar të Afrikës dhe shumë nigerianë LGBTQ+ jetojnë me frikë.
TikTokerët nigerianë, të cilët perceptohen si homoseksualë, janë bërë gjithashtu objektiv i abuzimit homofobik në internet.
Në postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën, Abuja Area Mama kishte thënë se po bëhej gati të shkonte për të parë të dashurin e saj. Disa orë më vonë, trupi i saj u gjet përgjatë autostradës dhe dyshohet të jetë vrarë.
Një ekip detektivësh vizituan vendin e ngjarjes të enjten në mëngjes dhe “hetimet paraprake zbuluan se individi ishte një burrë i veshur plotësisht me veshje femërore pa mjete identifikimi”, thuhej në një deklaratë të policisë. Shefi i policisë së Abujas, Benneth Igweh, ka urdhëruar një hetim të plotë dpër vdekjen.
Shtatorin e kaluar, TikTokerja tha se ishte goditur me thikë nga një person i paidentifikuar në rrethana të paqarta.