8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Tifozja që bëri shqiponjën në stadium gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi: Nuk pranova të jap flamurin

- Advertisement -

Anila Mahalla, vajza e cila bëri shqiponjën në stadiumin “974” në Katar, gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, ka folur në lidhje me përjetimet që pati atje.

Mahalla u shpreh për Euronews Albania se në stadium, kishte me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo nënvizoi se flamurin shqiptar ia morën, ndërsa atë të Kosovës, jo.

Mahalla ishte në mesin e tifozëve serbë dhe ata i kërkuan sigurimit që të largohej nga ajo zonë.

“Unë i kisha të dy flamujt. E panë flamurin e Shqipërisë, vetëm të Kosovës nuk e panë. Për fat të mirë dhe për fat të keq e morën njërin, atë kisha dhe atë shpalosa. Ne jemi shqiptarë, jam nga Kosova. Nuk ma morën sepse nuk lejova të ma merrnin. Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension. Kisha shumë kërkesa prej tyre që të largoj flamurin e Kosovës edhe unë po brohorisja shqipe, Shaqiri, Xhaka”, tha ajo.

“Në momentin që erdhi goli i dytë, isha e vetmja në këmbë duke festuar. Kishte shumë mesazhe ofenduese dhe kërkesa që unë të largohem nga aty. I kanë thënë sigurimit që të largohem unë ose flamurin. Isha e lumtur, po festoja. Erdhi gjenerali më tha duhet të largohesh, është për sigurinë tënde që të largohesh. Nëse nuk do të largohesh, duhet të na japësh flamurin. U thashë që flamurin nuk ua jap. “, theksoi ajo. /Euronews Albania/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit