Sport

Tifozët janë të tmerruar nga ushqimi që konsumoi Erling Haaland pas fitores ndaj Evertonit

By GAZETA SCANNER 1

May 15, 2023

Tifozët kanë mbetur të tmerruar nga ushqimi i Erling Haalandit pas fitores 3-0 të Manchester City ndaj Evertonit.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 36-të të sezonit në Ligën Premier dhe të 52-tin në të gjitha garat.

Më pas, Haaland hyri në Instagram për të treguar ushqimin që gatuan për vete pas triumfit, por fansat ishin të neveritur nga ajo që panë.

Lazanjat e babait të tij thuhej se ishin sekreti i suksesit të tij në fillim të sezonit, por me këtë rast, në një tepsi të madhe pjekjeje ishin copa mëlçie viçi.

Haaland ishte qartësisht i emocionuar për të dhe shkroi: “Kjo është e mrekullueshme!”.

Megjithatë, ndërsa ai shënon rregullisht në fushë, ushqimi i tij nuk u pëlqeu fansave të tij, përkundër golave.

Njëri shkroi: “Jam i hutuar. Kjo është si jashtëqitje”.

Një i dyti bëri shaka: “Harroi ta linte qenin e tij jashtë para ndeshjes”.

Një i tretë shkroi në Twitter: “A është kjo edhe e ngrënshme?”

Një tjetër komentoi: “Kjo është arsyeja pse gazrat e tij e mundojnë çdokënd që është afër tij”.