11.4 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Ti përbindësh njeri që gruan tënde vret

- Advertisement -

Poezi nga Elizabetë Qarri

Në agun e këtij mëngjesi një përbindësh njeri vrau gruan e tij.

Një përbindësh njeri masakroi nënën e fëmijëve të tij.

Një përbindësh njeri mpreu sëpatën e bëri copë – copë nënën që i fali trashëgimtarë atij.

Po ç’pate ore përbindësh njeri, barbar
Kush je ti që vret një nënë, një motër, një grua.

Kush je ti që nën dizginat e kalbura  të mendjes sate të tërbuar merr jetë njerëzore me shpirtin tënd të ligë.

Kush je ti o i marrë që shuajte shtëpinë,
e prangose përjetësisht nën dryrin e mallkimit vrastar.

Kush je ti, që në vigjilje festash e  ndërrimi  motmotesh mbesat e nipërit e tu i dënove me dhuratën më të përgjakur  ç’njerëzore
ti, që vezullimin e dritave të vitit të ri fëmijëve ua stolise me gjak.

Ti o tiran, që fëmijët e tu i mallkove me plagën më të rëndë vrastare që oxhakun e ngohtë të vatrës tënde e ktheve në akullnajë të acartë e trashëgimtarëve të tu, çatinë e ngrohtë ua ktheve në ferr.

Ti o bukëpërmbysur o përbindësh njeri
Mallkuar qofsh ti e gjiri i nënës tënde
që ushqeu helmin tënd të prishur që rrjedh në damarët e tu.

Ti s’je as burrë e as mashkulli që burri përbrenda ka
Ti s’je as njeri, je përbindësh njeri.

Ti që në këtë botë as i gjallë e as i vdekur
do të dergjesh i kalbur nga mallkimet e nëmat e të gjallëve të tu.

Do të ngulfatesh nën vrerin e aktit  tënd barbar që nuk shpërlajnë kurrë duart e tua plot gjak.

Ti që mortin tënd do ta kërkosh si të vetmin shpëtim kur nën lutjet e tua për ta gjetur atë,  jeta jote skëterrë qiejtë e tu fundos përgjithmonë, ti korb i zi.

Mallkuar qofsh përbindësh njeri!

25 nëntor 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit