Mund të cilësohet me plot gojë, si fundi i një epoke, e një prej atyre që ka bërë histori në futboll dhe nuk është rastësi që tabloidi gjerman “Bild” e ka quajtur si “tërmet në Federatë”, teksa pas plot 77 vitesh, Federata Gjermane e Futbollit do të mbyllë partneritetin me kompaninë e veshmbathjeve sportive “Adidas”, teksa ka nënshkruar një marrëveshje me rivalin e saj më të madh, “Nike”.
Suksesi i kompanisë gjermane lidhet ngushtë me atë të përfaqësueses së këtij vendi, që i ka bërë reklamë në të gjithë botën, mirëpo tani marrëveshja mes tyre, që nisi në vitin 1950, do të përfundojë në mbyllje të vitit 2026, kur skadon edhe kontrata aktuale, ose e thënë ndryshe, në pas përfundimit të edicionit të radhës, së Kupës së Botës, në SHBA, Kanada e Meksikës.
“‘Nike’ fituan ndaj ‘Adidas’, pas një oferte dukshëm më të mirë dhe na çuditi me vizionin që kishin edhe sa i përket futbollit amator dhe të femrave”,- të paktën, kështu tha shefi ekzekutiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Holger Blask pas këtij vendimi që cilësohet si historik, me kompaninë amerikane, që ka firmosur një kontratë 7-vjeçare, nga viti 2027 deri në vitin 2034.