Presidenti Joe Biden të hënën e quajti “taspak në rregull” dhurimin e $1 milionë nga Elon Musk për votuesit e regjistruar në shtetet kyçe, por nuk dha ndonjë mendim nëse kjo ishte e paligjshme apo jo.
“Thuajini që edhe unë jam i regjistruar! Një milion dollarë,” bëri shaka Biden kur dëgjoi pyetjen nga gazetarët në Delaware, shkruan CNN.
Ai u bë më serioz kur u pyet nëse mendonte që kjo sjellje ishte e ligjshme apo ndërhyrje në zgjedhje dhe u përgjigj: “Mendoj se është plotësisht e papërshtatshme.”
Departamenti i Drejtësisë paralajmëroi ditët e fundit PAC-un e Elon Musk “America” se shpërndarja e tij prej $1 milionë për votuesit e regjistruar në shtetet kyçe mund të shkelë ligjin federal, sipas personave të informuar mbi këtë çështje që folën për CNN javën e kaluar.