Lajme

Theret me thikë një person te sheshi në Prishtinë, policia nis hetimet

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Pak momente me parë është raportuar se një person është therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy persona janë duke u intervistuar në lidhje me rastin.

Ketë e ka bëre të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 18 :50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Borovci