Lajme

Theret me thikë një i mitur në Podujevë

Në Podujevë të enjten është arrestuar një i mitur pasi që i njëjti ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” ku viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.