Teknologji

Themeluesi i Twitter-it pritet të tërhiqet nga pozita e shefit ekzekutiv

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, pritet që të tërhiqet nga kjo pozitë të kompanisë të cilën e themeloi.

Dorsey, 45 vjeçar, aktualisht shërben si udhëheqës i Twitter-it, dhe i Square-t, kompanisë për pagesa digjitale.

Është ende e paqartë se kush do ta zëvendësojë Dorsey-n, dhe ende nuk dihen arsyet se pse ai po tërhiqet.

Mirëpo, nëse ai tërhiqet , shefi i ardhshëm do të duhet t’i arrijë caqet agresive të Twitter-it, shkruan CNBC, që synon t’i ketë 315 milionë përdorues aktivë ditorë të monetizuar deri më 2023 në mënyrë që t’i dyfishojë të ardhurat vjetore.