Xhevdet Thaqi nga OVL në Has të Prizrenit u ka bërë thirrje veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për asnjë arsye të mos kalojnë nga Serbia.
Ai tha se luftëtarët e vërtetë nuk kalojnë nga Serbia, derisa theksoi se për këtë arsye po ndodhin arrestime nga shteti serb.
“Luftëtarët e vërtetë nuk bien në territorin serb. Prapë ju bëj ftesë mos bini nëpër territorin e Serbisë, edhe ata që e kanë statusin e blerë me lek… kjo është një bazë e mirë që do t’i ndihmojë që shteti jugosllav nuk e ka në interes ta luftojë dikë që ka jetu në Angli e Gjermani”, u shpreh Thaqi në rtvd.