Lajme

“Thanë se është e pamundur, ne e bëmë atë”: Abdixhiku publikon pamje nga vizita me Beyer në shkolla

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga vizita në shkollën Model, ku ishte bashkë me deputetin gjerman, Peter Beyer.

Abdixhiku ka lavdëruar sërish mësimin gjithëditor.

Postimi i plotë:

Ne transformuam mënyrën se si funksionojnë shkollat ​​në Prishtinë, me ditë më të gjata, shujta të nxehta dhe përfitime tjera të mëdha për fëmijët dhe prindërit. Të gjithë thanë se është e pamundur – por ne e bëmë atë. Dhe ashtu siç e bëmë në Prishtinë – ne do ta zgjerojmë këtë plan në vende të tjera anembanë Kosovës – sepse kur investojmë në arsim, ne investojmë në të ardhmen tonë.

Ndiqni vizitën time me deputetin gjerman, Peter Beyer sot në Shkollën Model “Qamil Batalli”, në Prishtinë.