Lajmest-slider

Thaçi, Vuçiqit: Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dbe zyrtarëve tjerë serb të janë duke mohuar krimet në Kosovë, duke përfshirë edhe masakrën e Reçakut.

Thaçi është shprehur se politikat gjenocidiale të Serbisë nuk mund të mbrohen.

“Shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.