Lajme

Thaçi, simpatizuesve të “Frontit Evropian”: VLEN-it duhet t’i jepni grusht, s’keni arsyeje ta votoni

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, në tubimin përmbyllës të “Frontit Evropian” që po mbahet në Tetovë ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë domosdoshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian.

“Ne kemi kushtëzim të paluhatshëm që kushdo që fiton votat e maqedonasve se asnjë milimetër nuk lëvizim po qese nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese”, tha Thaçi, transmeton albanianpost.

“VLEN-it duhet t’i jepni grusht, nuk keni asnjë arsyeje që të votoni për ta. Po shkoj edhe një hap më tutje, neve na dallon me VLEN-in jo pagabueshmëria, por sinqeriteti dhe transparenca. Ne kurrë nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi dyfytyrësh”.