Lajme

Thaçi: Presim fundin e këtij procesi, presim drejtësi, të respektohet Kushtetuta e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2024

Ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur në gjykatoren e Gjykatës Speciale pas aktakuzës së re.

Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi.”

“Krejt papritmas para dy tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di që Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale, por nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd. Unë besoj dhe respektoj ligjet e Kosovës dhe kërkoj nga të gjithë që të respektohet kushtetuta e Kosovës.”

“Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj.”, u shpreh Thaçi.